Piu fotoksinë, 49-vjeçarja në Vlorë dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital

Aktualitet
Piu fotoksinë, 49-vjeçarja në Vlorë dërgohet në

VLORA

Një 49-vjeçare në Vlorë është dërguar në gjendje të rëndë në spital pasi ka pirë fotoksinë. Sipas Policisë, këto janë dyshimet paraprake pasi 49-vjeçarja H.Xh është paraqitur sot në spital në orën 15:00.

Ajo po merr trajtim mjekësor teksa grupi hetimor po heton për shkaqet e kësaj ngjarje.

NJOFTIMI NGA VLORA

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.11.2020, rreth orës 15:00, në spitalin rajonal Vlorë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja H. Xh., 49 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.

Shtetasja H. Xh. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT