Përktheu akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK, shpërthen Ngjela: Akuzat ndaj Bashës, qesharake!

Politikë
Përktheu akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK, shpërthen

Partia Socialiste është hedhur në sulm me akuza të rënda ndaj kreut të PD Lulzim Basha në lidhje me kohën kur ai punonte në UNMIK.

Edi Rama dhe Taulant Balla pretendojnë se në kohën kur punonte në zyrën ligjore të UNMIK, Basha ka përkthyer dosjen që po përdoret sot kundër Hashim Thacit e të tjerëve.

Por avokati Spartak Ngjela, ka thënë se akuzat ndaj kreut të PD për këtë rast janë qesharake.

“Është tendencë politike pa vlerë. Po the përkthyes, do të thotë që nuk jep vullnetin e tij, po vullnetin e atyre që përkthen. Në rast se paska dyshime që nuk ka përkthyer mirë Lulzim Basha, ne nuk po shohim ndonjë provë. Si mund të flitet kështu? E kuptojnë këta njerëz që të nxjerrësh përgjegjësinë për përkthyesin, duhet të kesh tekstin që ka përkthyer?

Si mund të flasin këta lider të mëdhenj dhe të akuzojnë dikë që ka përkthyer shtrembër, pa pasur tekstin e përkthimit? Ku e ka zoti Rama tekstin e përkthimit që ta shikojmë se, Lulzim Basha ka përkthyer mirë apo jo? Por, edhe nëse ai nuk ka përkthyer mirë, pyetja tjetër është: përkthyesi Lulzim Basha e njeh mirë gjuhën e huaj që ka përkthyer, apo e di “shatra patra”? Edhe kjo është një arsye që nuk mund të fajësohet një përkthyes. Vetëm një mendje politike me hapësira të ngushta, akuzon një përkthyes që nuk ka përkthyer mirë, në një kohë që nuk dimë tekstin që ka përkthyer, ose fjalët, ose fjalimet që ka përkthyer.

Pastaj, e dini ju se, çfarë është një përkthyes? Ai është një rrogëtar, një njëri që ka shkuar për një rrogë se ka ditur gjuhë të huaj. Në qoftë se do të ketë akuzatorë për përkthimet e Lulzim Bashës si përkthyes duhet të jenë ata të cilëve ai iu kanë bërë përkthimin. Dhe këtu mbyllet gjithçka. Mendja ka një natyrë të veçantë. Jo çdo pasion mund të krijojë logjikë faktike.”, u shpreh Ngjela për ‘Fjala’

ME TE LEXUARAT