PD publikon dokumentin: Veliaj kërkon 36 mln euro për projektin e Teatrit

Politikë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa ka publikuar një dokument, pohon se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku kërkon 36 milionë euro për ndërtimin e teatrit të ri.

Sipas Tabakut, buxheti prej vitesh është kthyer në tepsi qokash për oligarkët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes të tjerash Tabaku thekson se Veliaj, pasi shembi godinën në kundërshtim me çdo këshillë të ofruar nga ndërkombëtarët dhe nga shoqëria civile, i kërkoi qeverisë që të merrte një kredi me vlerë 30 mln euro.

“Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte! 25 Prilli 2021 është një mundësi për ti rikthyer dinjitetin qytetarëve dhe qytetit.

Mbi të gjitha është mënyra e vetme për të vendosur përpara drejtësisë arkitektët e grabitjes së pronës publike, dhunuesit e shqiptarëve dhe shkelësit e ligjeve për interesa oligarkësh.”, shkruan Tabaku.

REAGIMI I TABAKUT

Buxheti i shtetit ka 8 vite që përdoret për favore të një grupi të vogël njerëzish.

Ka vite që taksat e shqiptarëve vidhen apo përdoren si mjet për të ndihmuar oligarkët dhe për t’iu bërë barrë bizneseve te tjera.

Me pak fjalë buxheti ka vite që është kthyer në një tepsi qokash karshi oligarkëve, tendera për to, koncesione për to, PPP për to. A e kanë mbyllur me kaq?!

Kur mendon se ke parë gjithçka bëhu gati të shohësh dhe më shume. Fotokopja pa ngjyrë e Ramës, Erion Veliaj, ka dërguar një shkresë në kuvendin e Shqipërisë duke kërkuar që 36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me Kulla që do të ndërtojë aty ku ndodhej dikur Teatri Kombëtar.

Pikërisht atë godinë që Veliaj e shembi me dakordësinë e Edi Ramës mu në mes të pandemisë.

Duke ushtruar dhunë të pashembullt dhe duke dëftuar fytyrën e vërtetë të manipulatorit dhe gënjeshtarit që betonon Tiranën për interesa klienteliste.

Pasi e shembi godinën në kundërshtim me çdo këshillë të ofruar nga ndërkombëtarët dhe nga shoqëria civile, Veliaj i kërkoi qeverisë që të merrte një kredi me vlerë 30 mln euro.

ME TE LEXUARAT