Pasi Rama publikoi videon nga COVID 2, Basha 's'ndërron' mendje: Ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë

Politikë
Pasi Rama publikoi videon nga COVID 2, Basha 's'ndërron'

Pasi kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregonte pamjet e COVID 2 me shtretër të lirë, ka reaguar menjëherë kreu demokrat Lulzim Basha i cili vijon të akuzojë se kryeministri dsipas tij ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare", thote Basha.

Kurse disa prej familjarëve të të sëmurëve me COVID në videon e Bashës thonë "Kam pritur në ambulancë gjysmë dite". "Dua ta çoj jashtë".

ME TE LEXUARAT