Pandemia/ Ministrja Kushi zbulon sa mësues janë të infektuar

Politikë
Pandemia/ Ministrja Kushi zbulon sa mësues janë të infektuar

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka folur sonte në ABC news, për mësimin në kushtet e pandemisë.

Mes të tjerave Kushi, ka zbuluar se aktualisht gjashtë mësues ndodhen në spital duke u trajtuar për koronavirusin.

Po ashtu, Kushi u shpreh se ashtu siç çdo ditë ka mësues të infektuar.

“Ne çdo ditë kemi mësues të infektuar por kemi dhe të shëruar. Disa janë me simptoma të lehta, disa janë të vetkarantinuar.

Situata është dinamike dhe nuk kemi një shifër të saktë. Ne menjëherë bëjmë zëvendësimin e tyre. Për momentin, 6 mësues janë të shtruar në spital për shkak të infektimit me Covid.”

ME TE LEXUARAT