Pa maska, policia në vend të gjobës i detyron të bëjnë pompa në rrugë

Bota
Pa maska, policia në vend të gjobës i detyron të

Në Indonezi janë ndëshkuar dy burra nga policia me pompa në rrugë pasi nuk po mbanin maskë.

Këto ndëshkime janë vendosur nga autoritetet indoneziane për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë gjobat e mëdha.

Ndëshkime të tjera janë pastrimi i rrugëve ose qëndrimi shtrirë në diell për 30 minuta.

Hapja e varreve për viktimat e koronavirusit ka qenë një ndër ndëshkimet më ekstreme, për t’i bërë njerëzit që të reflektojnë mbi rëndësinë që kanë masat kundër përhapjes së pandemisë.

Fotot janë shkrepur në Banda Aceh, qytetin më të madh indonezian.

ME TE LEXUARAT