Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ministrja kosovare i përgjigjet paralajmërimit të Vuçiç: Këlysh i Rusisë…

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas deklaratës së Vuçiç për dialog ose konflikt në rajon duke bërë një krahasim me rajonin e Nagorno-Karabakh ku po luftojnë Azerbajxhani me Armeninë.

Haradinaj-Stublla thotë se Vuçiç është ”këlysh i Rusisë” dhe politika e tij është kundër vlerave europiane, NATO-së, dhe stabilitetit e sigurisë në Ballkan.

Ajo garanton se përpjekjet ruso-serbe për të minuar paqen e sigurinë në rajon do dështojnë si në 1999 me përfundimin e luftës së Kosovës.

STATUSI NGA MELIZA HARADINAJ-STUBLLA

Pas nxitjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh me armë të prodhuara në Serbi, Serbia në krye me Vuçiqin – Ministrin e Propagandës së Millosheviqit – tani po kërcënon të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATOn se do të vazhdojë forcimin ushtarak për t’u përgaditur për luftëra të reja në Ballkan!

Politika dhe qasja e Serbisë nën rolin e “këlyshit të Rusisë” është qartazi kundër vlerave evropiane, dhe kundër politikave të NATOs për stabilitet dhe siguri në Ballkan.

Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në vitin 1999.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet