Me COVID/ Rëndohet gjendja e Janullatos, mediat greke: Po lufton për jetën

Aktualitet
Me COVID/ Rëndohet gjendja e Janullatos, mediat greke: Po lufton për

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, po lufton për jetën e tij në një spital të Athinës, pas situatës së rënduar nga COVID-19.

Lajmin e bën të ditur Drejtori dhe gazetari i “Kappanews.gr”, Yannis Koutsomitis, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.

“Kryepeshkopi Anastasios po lufton për jetën e tij në një spital në Athinë. Ai ka hyrë në terapi intensive.”, shkruan gazetari.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasios u transferua të Martën në Athinë për t’iu nënshtruar trajtimit për “simptoma të lehta” të COVID-19 por duket se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar.

f

ME TE LEXUARAT