Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mbyllje të dytë? Rama zbulon çfarë do ndodhë me masat anti-Covid

Kryeministri Edi Rama është shprehur se po bëhet gjithçka që në Shqipëri të mos ketë një mbyllje të dytë si pasoje e infektimeve nga koronavirusi.

I ftuar në “Open”, Rama tha se koronavirusi nuk është një grip i zakonshëm, por nuk dëshiron të besojë se do të ketë një mbyllje të përgjithshme.

“Në rastin e covid, mund ta them me plot gojën mund ta them se nuk mungon asgjë që e kanë spitalet në Evropë.

Të gjitha ilaçet që përdoren në Amerikë, në Francë, janë këtu.

Shefja e epidiomologjisë, Silvia Bino iu la veten në dorë këtyre mjekëve dhe sot është shëndosh e mirë për fat të mirë.

Kemi të bëjmë me një sëmundje që nuk është e gjitha në dorën e mjekëve.
Jemi në një situatë që nuk është as më alarmante por as e lehtë. Është një situatë nën kontroll.

Nuk është një grip i zakonshëm dhe e dyta, numrat mund të rriten me shpejtësi në atë masë që bllokojnë sistemin pasi nuk kemi kapacitete spitalore.

Nuk dua të besoj tek një mbyllje tjetër të përgjithshme. Këtu ka një domosdoshmëri për të mbajtur një ekuilibër jo vetëm ekonomik por edhe psikologjik të shoqërive.

Deklarata e Rames:
“Na pret një dimër i vështirë. Në gripin spanjoll vala e dytë ka qenë ajo që ka bërë kërdinë më të madhe, jemi në një situatë as mes më alarmanteve as më e lehtë, është në kontroll, por të shohim numrat e kapaciteteve.

Problemi më i madh i kësaj goditjeje është që e para nuk është një grip i zakonshëm e dyta numrat mund të rriten me shpejtësi deri në atë masë sa të bllokojnë sistemin e kapacitetit.

Nuk besoj në mbyllje të përgjithshme se ka një domosdoshmëri për të mbajtur një ekuilibër dhe mendoj që nëse ne respektojmë rregullat, nëse mbajmë maskat, ruajmë distancën kemi në dorë shumë secili prej nesh. Askush nuk mund ta thotë por ne jemi të përgatitur ndryshe nga çfarë flitet e përgojohet se jemi të përgatitur e mirpërgatitur.

Të gjitha masat qoftë për tu rimbyllur qoftë për tu rihapur janë të gjitha të planifikuara nga komiteti i ekspertëve. S’mund të planifikosh gjithçka për një gjë të panjohur. Duhet tu besojmë ekspertëve tanë, faktikisht është një libër për tu provuar.

Në asnjë vend nuk shkon çdo gjë vaj e këtë goditje ofensive që vjen një herë në shekull. Faktikisht ne sot kemi të lira 30% të kapaciteteve të hapura, ndërkohë që kemi një spital të ri dhe jemi sot me 550 shtretër të disponueshëm që mund të shkojnë deri 1600”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet