Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“MASR urdhër për shkollat”, PD: As për gazetën e lagjes s’duhet të flisni

Eksperti i Arsimit në Partinë Demokratike, Ndriçim Mehmeti ka publikuar mesazhin e ministrisë së arsimit, drejtuar institucioneve arsimore, ku këtyre të fundit iu jepen direktiva se çfarë duhet të bëjnë nëse komunikojnë me mediat.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Mehmeti thekson se Rama ka bunkerizuar shkollat nga frika e realitetit te zymte te infektimit te mësuesve dhe nxënësve.

Sipas ekspertit të PD-së, Rama përmes ministrisë së Arsimit kontrollon kopshte e shkolla.

REAGIMI I MEHMETIT

Rama bunkerizon shkollat nga frika e realitetit te zymte te infektimit te mesuesve dhe nxenesve.

Ne panik prej situates se pandenise qe ka dale jashte kontrollit ne kopshte e shkolla, Rama permes MASR, urdheron qe te gjitha institucionet arsimore, te mos japin asnje informacion mediave ose siç i quan ne mesazhin e nisur nga MASR, drejt Zyrave Vendore Arsimore, gazetave te lagjes.

Cilido qe kerkon informacion, duhet ti drejtohet Media MASR dhe Rama, do te pergatis, regjine, skenarin dhe aktoret per maskaraden e radhes, si ne rastin e spitaleve, ku njerezit jane te lumtur qe jane te semure e po kujdeset qeveria per ta.

Mesuesit, prinderit, nxenesit, te perbuzin kete urdher e te denincojne çdo shkelje te protokollit te sigurise, masat gjysmake per mbrojtejn e shendetit te tyre dhe shantazhin qe u behet per te fshehur te verteten.

Ja mesazhi derguar ZVA dhe shkollave

Cdo kerkese te gazetareve duhet tu jepni pergjigje te drejtohen prane Media MASR per informacion.

Asnje nga Ju nuk do te prononcohet as per “gazeten e lagjes” pa marre me pare konfirmim nga Media MASR.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet