Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Manastirliu publikon pamje brenda spitalit Covid 2, mjeku: Jemi në gatishmëri të plotë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mëngjesin e kësaj të enjtje e ka nisur me pamjet nga brenda spitalit Covid 2.

Manastirliu në postimin e saj i përgjigjet dhe akuzave të opozitës që theksojnë se spitalet janë në kolaps.

Ndër të tjera ajo thekson se realiteti është ndryshe nga ai që dëgjohet dhe se spitalet Covid janë në shërbim të të gjithë pacientëve.

“Duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu, e duke ju ftuar të shihni Pjesën e Tretë të EKSKLUZIVES, nga spitali Covid 2, në Sanatoriumin e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Manastirliu.

Mjeku i spitalit Shefqet Ndroqi, Perlat Kapisyzi ka theksuar se në spital janë të shtruar 170 pacientë dhe ka akoma të lirë 30 shtretër.

“Është një staf oprej 470 punonjësisisht ku punojnë çdo ditë me ndërgjegje dhe zemër për jetën e pacientëve, janë të sëmurë që kërkojnë një kujdes të madhe dhe në spital kemi pacientë që kanë nevojë për terapi intensive me respiratorë. Kemi 170 të shtruar dhe kemi afërsisht 30 shtretër të lirë”, është shpehur mjeku Kapisyzi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet