Lulzim Basha premtim mësuesve: Ja sa euro do ta bëjmë pagën për arsimtarët kur të vijmë në pushtet

Politikë
Lulzim Basha premtim mësuesve: Ja sa euro do ta bëjmë pagën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka premtuar që brenda mandatit të parë rroga mininale e arsimtarëve do të jetë 700 euro në muaj. Deklarata u bë gjatë një takimi me mësues, ku diskutua për sfidat e arsimit në kohën e pandemisë.

“Qëllimi i përqasjes tonë do të jetë që brenda 4-vjeçarit tonë të parë rroga minimale e arsimtarit shqiptar të jetë 700 euro në muaj, minimalja. Dhe kjo, është plotësisht e mundur duke pasur parasysh emergjencën në të cilën gjendet ky sistem dhe duke pasur parasysh rezervat financiare që do të krijohen kur një qeveri që ju përgjigjet njerëzve. Kur flasim për dinjitetin e arsimtarit, dinjiteti fillon tek paga. Po s’pati pagë nuk ka dinjitet”, tha ndër të tjera Basha.

ME TE LEXUARAT