Lul Berisha sfidon OFL-në, gjykata i kthen licencat dhe 2 milionë litra naftë

Lulzim Berisha ka sfiduar hapur operacionin forca e ligjit.
Pas kthimit të makinës së blinduar në datën 23 tetor, e cila ishte bllokuar nga policia, gjykata tashmë I ka kthyer Lulzim Berishës edhe licencat për tregtimin e naftës në portin e Durrësit.
VENDIMI I GJYKATËS:
Infrastruktures dhe Energjise, Tirane
Pranim i Pjesshëm i Padisë
Tipi i Dispozitivit:
Përshkrimi:
Pranimin e pjesshëm të padisë.
Shfuqizimin e Vendimit nr. 27, datë 06.05.2020 të Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor, dhe Urdherit nr 16, datë 08.05.2020 "Per revokimin e Licencës
"Tregetimi me shumice i Naftes, Gazit, Nenprodukteve perfshire ato bio si dhe lendet djegese" me nr. LN-8067-08-2019 te subjektit “Rajan 2007” të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë, të vendosur me vendimin e datës 07.10.2020 të kësaj gjykate.
Rrëzimin e padisë për dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palëve të paditura.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditë…
Mësohet se Lulzim Berisha ka përfituar edhe kthimin e 2 milionë litra naftë të cilat ishin bllokuar në emër të tij nga prokuroria e Durrësit.