Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lul Berisha “mund” OFL: Pas BMW-së, i rikthehen edhe 2 milionë litra naftë

Lulzim Berisha dhe avokatët e tij shënuan një tjetër fitore ndaj sektorit të Operacionit Forca e Ligjit në Policinë e Shtetit pas lirimit të makinës së blinduar muajin e kaluar të cilën e mbante me autorizimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Gjykata Administrative e Apelit i ka kthyer Lulzim Berishës edhe licencat e sekuestruara të komopanisë që furnizonte me karburant Portin e Durrësit.

Vendimi është marrë pak javë me parë nga gjykata Administrative ne Tiranë ndërsa diten e djeshme, 11 nentor, pas këtij vendimi Prokuoria e Durrësit ka vendosur ti rikthejë Lul Berishës edhe sasinë prej 2 milionë litra naftë që ia kishte sekuestruar në momentin e dërgimit të formularit nga OFL.

Berisha është hetuar edhe nga ligji antimafia ku iu sekuestruan disa pasuri ndërsa pas aktitit normativ te qeverisë për Operacionin Forca e Ligjit u konsiderua subjekt i këtij ligji dhe në 23 tetor 2020 iu sekuestrua me bujë makina e blinduar si dhe licenca e kompanisë që furnizonte me naftë Portin e Durresit e cila rezultonte ne emër të së motrës Luljeta Berisha.

Pavarësisht se prokuroria ka apeluar vendimet e gjykatave sërish Lulzim Berisha është nje nga subjektet që tregoi se Operacioni Forca e Ligjit ka dështuar me sekuestrot e pasurive të personave të cilët i ka konsideruar subjekt te këtij ligji, dhe madje në disa raste u ka çertifikuar atyre pasuritë që posedojnë. Kjo duket nga vendimet e gjykatave të cilat në të shumtën e rasteve nuk kanë pranuar kërkesat për sekuestro

Çfarë i sekuestroi OFL Lulzim Berishës:

-Pasuria në zonën kadastrale 8514, lloji pasuri truall me sipërfaqe 6660.50 m2, regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.

-Pasuri në zonën kadastrale 8514 me sipërfaqe totale 22940 m2 regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.

-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 1997.50 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës

-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 2263 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës

-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 52 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës.

-Pasuria në zonë kadastrale 8515 trupa me sipërfaqe 200 m2, ndërtesë me sipërfaqe 168 m2, regjistruar në emër të Luljeta Berishës.

-Truall me sipërfaqe 175 m2 dhe 55m2 ndërtesë, regjistruar në emër të A.A dhe shtetases R.A.

-Ullishte me sipërfaqe 6000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara

(Lulzim Berisha)
-Ullishte me sipërfaqe 9000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)

-Arë me sipërfaqe 4000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuar (Lulzim Berisha)
-Arë me sipërfaqe 2250 m2 në pronësi të Adem Berisha.

-Një ullishte me sipërfaqe 1500 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (V. Berisha)

-Ka një aktivitet si person fizik në emrin Lulzim Berisha në lagjen numër 4 Rruga “Skënderbej”, pasuria nr 4/20, zona kadastrale 8514.

-Është aksioner në shoqërinë “Rajan 2007” me objekt tregtimi brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, naftës, gazit etj, me 40% të aksioneve

-Posedon një automjet autoveturë BMW të blinduar prodhim i vitti 2010

-Llogari bankare në një bankë në Fushë-Krujë për subjektin “Bar kafe”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet