Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryeministri grek: Në janar do të kemi vaksinën, javët e ardhshme do të jenë të vështira

Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë mesazhe shprese duke bërë të ditur se në janar shteti helen do të ketë vaksinën.

Gjatë një fjalimi në Parlament Mitsotakis i bëri thirrje opozitës, që të mos verë në shënjestër ekspertët dhe shkencëtarët.

“Sot nuk ecim pa drejtim. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët për të arritur deri në fund. Ne do të kemi vaksina nga janari. Dozat do të të vijnë në pjesë dhe qytetarët do të duhet të vaksinohen në mënyrë që të thyejnë zinxhirin e pandemisë.

Do të kapërcejmë vështirësitë dhe do të dalim fitimtarë me sa më pak lëndime, në mënyrë që viti 2021 të jetë viti i rifillimit”, tha kryeministri, raporton Protothema.

Por kryeministri grek paralajmëroi se dhjetëditëshi i ardhshëm do të jetë i vështirë.

“Javët e ardhshme do të jenë të vështira. Ato janë gjithashtu të vështira për bashkëqytetarët tanë që punojnë, të cilët po përballen me pasoja ekonomike. Kjo është arsyeja pse ne thamë që posaçërisht për nëntorin do të dyfishojmë kompensimin në punën e paguar dhe do ta sjellim atë në 800 euro . Ne do të mbështesim familjet më të rrezikuara,” theksoi ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet