Kroacia luan me një të infektuar me Covid-19

Sport
Kroacia luan me një të infektuar me Covid-19

Domagoj Vida merr rezultatin në pushim të ndeshjes

Gola, spektakël dhe të infektuar me Covid-19. Miqësorja Turqi – Kroaci që përfundoi në barazim 3 – 3, pati një rast pozitiv që u zbulua vetëm në pushimin mes dy pjesëve.

Mbrojtësi i kroatëve Domagoj Vida u zëvendësua, pasi erdhi përgjigjia e analizave, ndërsa sipas njoftimit të federatës, kishte rezultuar negativ në kontrollin e kryer ditën e hënë. Në miqësoret e tjera spikat humbja 2 – 0 e Francës në shtëpi me Finlandën, ndërsa Gjermania fitoi me rezultatin e ngushtë 1 – 0 sfidën me Çekinë.

Holanda barazoi 1 – 1 me Spanjën. Fitore 2 – 1 e Belgjikës ndaj Zvicrës, ndërsa Italia pa trajnerin Mancini në stol, pasi është i infektuar me koronavirus mundi 4 – 0 Estoninë.

Portugalia regjistroi suksesin më të thellë nga miqësoret e së mërkurës, 7 – 0 me Andorrën, por në këtë sfidë veçohet goli i 746 në karrierë i Cristiano Ronaldo që barazoi Ferenc Puskas.

ME TE LEXUARAT