Ishte shpallur ne kerkim kombetar, arrestohet 41-vjeçari ne Tirane

Aktualitet
Ishte shpallur ne kerkim kombetar, arrestohet 41-vjeçari ne Tirane

Tiranë

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Artan Nisllaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Forca e posaçme “Shqiponjat”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe evidentimin e personave që posedojnë lëndë narkotike, në Rrugën e Elbasanit kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin B. K. Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar lënde narkotike sintetike. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i B. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. Sh., 24 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

L. H., 41 vjeçe, pasi në Rrugën e Dibrës, u kap duke drejtuar mjetin motor në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

ME TE LEXUARAT