Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish ministri largohet nga LSI, Panariti: Do marr detyrë të rëndësishme

Ish-ministri i Bujqësisë dhe një ndër figurat kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka vendosur të ndërpresë angazhimin e tij me këtë parti politike.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë ish-ministri, i cili sqaron në një mesazh në “Facebook” se ka vendosur të tërhiqet nga partia, ku u angazhua për 16 vite me radhë, pas një ftese për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme.

“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë! Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme. Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje. Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, shkruan Panariti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet