“Habilaj”/ Zhvillohet në Catania seanca e rradhës, ja çfarë pretendojnë avokatët

Aktualitet
“Habilaj”/ Zhvillohet në Catania seanca e rradhës, ja

Është zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Apelit të Catanias, në Siçili, seanca e rradhës në proecesin “Habilaj” ku në bankën e akuzës janë vënë 15 anëtarët e një grupi trafikantësh droge të drejtuar nga dy vellezër shqiptarë Moisi e Florjan Habilaj.

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, trafik armësh e organizim i struktururar kriminal me një aferë krimininale prej 20 milionë eurosh, ndërsa u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Rosa dei venti” në tetor të 2017.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dosja hetimore e këtij operacioni përfshiu dhe ish ministrin e brendshëm të qeverisë Rama, Saimir Tahiri.

Gjatë seancës së sotme kanë mbajtur fjalën avokatët mbrojtës të disa prej të akuzuarve, ndërsa avokatët mbrojtës të Mois Habilaj kanë folur në seancën e shkuar.

Seanca e rradhës është vendosur të zhvillohet më datë 17 dhjetor 2020, ndërsa ende nuk është përcaktuar se kur do të jetë data e vendimit final të këtij procesi gjyqësor që po shkon drejt fundit.

Moisi Habilaj, i konsideruar kreu i bandës së narkotrafikantëve italo-shqiptarë, vazhdon prej disa muajsh të qëndroj në arrest shtëpiak në banesën e një familjari në provincën e Catanias.

Gjykata e shkallës së parë më datë 19 qershor 2010 e ka dënuar Moisi Habilaj me 15 vite, 5 muaj e 10 ditë burg, vendim që u apelua nga avokatët e tij mbrojtës.

Avokatët e tij mbrojtës kanë deklaruar se shpresojnë për një modifikim të vendimit të shkallës e parë e në favor të kërkesave të prezantuara nga ata.

Gjithashtu janë dënuar në shkallë të parë dhe të gjithë anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal.

Nazer Seitaj i konsideruar financieri i grupit është dëniar me 7 vite, 4 muaj e 26 ditë burg, e 1 vit më shumë se sa kishte kërkuar pala akuzuese.

Meridian Sulaj, me 8 vite e 4 muaj burg,

Antonino Riella me 14 vite burg, Vincenzo Spampinato me 10 vite e 2 muaj burg. Angelo Busacca me 7 vite e 4 muaj burg, Gianluca Passavanit me 4 vite e 10 mijë e 667 euro gjobë.

Giuliano Rosario 2 vite, 4 muaj burg e gjobë 4 mië e 700 euro.

Giuseppe Grebo 3 vite e 4 muaj burg e 4 mijë e 760 euro gjobë.

Sipas dokumentave zbardhura nga RTV Ora, 7 pikat kryesore të mbrojtes së Moisi Habilaj janë:

1. heqja e akuzës së pjesëmarrjes në organizim për trafik ndërkombëtare lëndësh narkotike

2. heqja e akuzës së pjesëmarrjes në organizim kriminal të armatosur

3. heqja e akuzës së pjesëmarrjes si kreu i organizatës kriminale

4. heqja e akuzës së pjesmarrjes në aktivitet kriminal ndërkombëtar

5. heqja e akuzës së pjesëmarrjes në grupim kriminal me 10 persona

6. masa lehtësimi pasi ka sqaruar pozicionin e tij

7. Dhënia e minimumit të dënimit duke patur parasysh masat lehtësuese.

ME TE LEXUARAT