Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqia solli ushtrinë në kufi me Shqipërinë, ish-shefi i shtabit zbulon qëllimin

Lëvizja e papritur e Greqisë për të vendosur një postë ushtarake në ishullin Othonoi përballë Shqipërisë, sikur njoftoi gazeta greke “Ta Nea” ka nxitur reagimin në vendin tone.

Lëvizja vjen në një moment kur dy vendet iu drejtuan gjykatës së Hagës për zgjidhjen e konfliktit të kufirit detar, por mbi të gjitha janë anëtarë të NATO-s dhe për Tiranën, Athina është partner strategjik.

Por si shpjegohet kjo lëvizje, nga kush rrezikohet Greqia, që kaloi në mbrojtje?

Për të komentuar këtë lëvizje të Greqisë, Abcneës.al kontaktoi me ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Maksim Malaj.

Ai thotë se Greqia nuk ka asnjë rrezik nga Shqipëria. Ai zbulon sipas tij arsyen e vendosjes së postës ushtarake, që lidhet me kufirin detar.

“Ata (Greqia) e bëjnë se duan ta shfrytëzojnë për kufirin detar.

Ajo duke e sjellë aty e quan zonë të banuar atë ishull dhe e shfrytëzon nesër, pasnesër dhe thonë unë kam njerëz aty, që banojnë, është imja.

Faktikisht ai (ishulli) ka qenë i braktisur.

Tani po çojnë trupa për të justifikuar lëvizjen se është i banueshëm. Kjo është, se rrezik nga ne (Shqipëria) nuk ka. Ky është mendimi im” tha Malaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet