Gazetarja: 10 policë kanë humbur jetën, 271 të tjerë janë karantinuar

Aktualitet
Gazetarja: 10 policë kanë humbur jetën, 271 të tjerë

Gazetarja Anila Hoxha ka shkruar për punën e efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët në këto ditë karantine, janë rrugëve në postblloqe, pa e parë orën.

Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, gazetarja u bën thirrje qytetarëve se kur të ndalen nga ndonjë efektiv e tu kërkojë të vendosin maskën, të kujtohen se edhe ata i pret dikush në shtëpi.

“Kur ti shikoni në rrugë ne postblloqet e orës policore, ose kur tju kërkojnë te vendosni maskën.

Kujtohuni se edhe ata dikush i pret ne shtëpi. Kujtohuni se:

– 10 policë kane nderruar jetë deri tani. Prej tyre 9 policë me uniformë dhe 1 agjent civil kanë humbur jetën pasi u infektuan gjatë kryerjes se detyres

– 3 policë gjenden ne këto momente ne spitalet covid

-271 policë janë te karantinuar aktualisht nga covidi si te infektuar

– vetem sot janë raportuar nga radhët e policise si te prekur 24 persona,”- shkruan Anila Hoxha.

ME TE LEXUARAT