Flet shkencëtari që krijoi vaksinën anti-Covid: Do ta ndalojë pandeminë

Soft
Flet shkencëtari që krijoi vaksinën anti-Covid: Do ta

Shencëtari me origjinë turke Ugur Sahin, që krijoi vaksinën anti-Covid 90% efektive ka thënë se është i sigurtë që kjo do t’i japë fund pandemisë.

Në një intervistë për mediat ndërkombëtare ai është shprehur se virusi mund t’i shpëtoj sistemit imun që kjo vaksinë garanton në trup.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej ai ka thënë se vaksina e pengon koronavirusin që të hyjë në qelizat tupore të njerëzve. Sahin gjithashtu tha se me një imunitet të fortë vaksina mund të jetë rezistente deri në 6 muaj në trupin e njeriut.

“Nëse pyetja është a mund ta ndalojmë pandeminë me këtë vaksinë, atëherë përgjigja ime është: po, sepse besoj se edhe mbrojtja vetëm nga infeksionet simptomatike do të ketë efekt të fuqishëm.

Ne tani e dimë se kjo vaksinë mund ta mposhtë këtë virus. Vaksina e pengon koronavirusin që të fitojë akses në qelizat tona.

Por edhe nëse virusi ia del të gjejë një mënyrë për të hyrë në trup, atëherë janë qelizat-T që do e eliminojnë nga trupi.

Ne e kemi trajnuar sistemin imun kaq mirë për këto dy lëvizje mbrojtëse. Tani e dimë se virusi nuk mund të mbrohet ndaj këtyre mekanizmave.

Ne kemi vetëm të dhëna indirekte deri më tani (në lidhje me kohëzgjatjen e imunitetit).

Studimet e pacientëve me Covid-19 kanë treguar se ata me një përgjigje të fortë imune ende e kanë atë përgjigje pas gjashtë muajsh. Mund ta imagjinoj se mund të jemi të sigurt për të paktën një vit,” ka thënë ai.

ME TE LEXUARAT