E kaluara e tij/ Rrëfehet Lulzim Basha, çfarë e lidh me “Shtëpinë e Verdhë”

Politikë
E kaluara e tij/ Rrëfehet Lulzim Basha, çfarë e lidh me

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka sqaruar sonte në “Real Story” akuzat se ka qenë i përfshirë në atë që quhet “Dosja e Shtëpisë së verdhë”, ku sipas raportit të Dick Marty aty kryheshin transplante organesh nga UÇK.

Duke iu përgjigjuar akuzave të Ramës, Basha tha se ky është një riciklim gënjeshtrash që bëhet gjithmonë para zgjedhjeve.

“Do i them unë dy fjalë për të kaluarën time. Është një shpifje e plotë. Kurrrë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e ndonjë ndonjë hetimi të UÇK.

Isha pjesë e skuadrës së Tribunalit të Hagës për hetimin e Millosheviç, dhe jam krenar për këtë.

Skuadrat ishin të ndara. Skuadra që hetonte krimet e serbëve s’mund të hetonte dhe shqiptarët.

Nuk kam bashkëpunuar prokurorin amerikan që po thoni, se s’ka qenë as prokurori, ka qenë antropologu i misionit ndërkombëtar në Kosovë.

Roli im në UNMIK ka konsistuar në 3 detyra, për 6 muaj në hetimin e krimeve të serbëve, në spastrimin etnik të Mitrovicës së Veriut.

Jemi rrethuar në Gjykatë nga Rojet e Urës, paramilitarë serbë.

Kam punuar për 1 vite, si person përgjegjës në një nga pesë zonat nën KFOR.

Dhe e fundit, përgatitja e tranzicionit të pushtetit, nga OKB tek autoritetet e Kosovës. Themelimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Gjithçka tjetër është e fabrikuar trashë. Një hërë thonë ishte Lulzim Basha në shtëpinë e verdhë, sot thonë paska qenë zv.kryeministri i Maqedonisë.

Po afrojnë zgjedhjet dhe zhvarrosi këtë gënjeshtër. Ky është një riciklim, e kam thënë këtë në zgjedhjet e 2005 dhe para zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës.

Riciklimin e gënjeshtrave e bëjnë gjithmonë para zgjedhjeve. Është goditje kundër interesave të Kosovës.

Unë jam nip Kosove. Unë jam rritur me tregime të dhimbshme të masakrave të atyre kohëve.

Por jam krenar se e kam shlyer sadopak. Kam qenë ministër i Transporteve kur është ndërtuar Rruga e Kombit”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT