Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dritan Dajti përfundon në spital, ndërhyrje kirurgjikale në veshka

Dritan Dajti është dërguar në spital për ndërhyrje mjekësore.

I dënuari me burgim të përjetshëm ditën e djeshme mësohet se ka hequr një gur në veshka.

Ndërhyrja mësohet se është kryer në repartin e urologjisë dje ndërsa sot ai ka lënë ambientet e spitalit.

Dritan Dajti mbahet në qeli pasi u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet