Drejtori i Institutit të Ndërtimit futet në intubim te Infektivi, familja përpjekje për dërgimin në Turqi

Aktualitet
Drejtori i Institutit të Ndërtimit futet në intubim te Infektivi,

Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu, është shtruar në spitalin Infektiv i prekur me Covid-19 dhe është futur në intubim.

Gjendja shëndetësore e Hysenlliut është rënduar, ndërsa mjekët shpresojnë dhe po bëjnë gjithçka për stabilizimin e tij. Mantelbardhët po përpiqen që kreu i Institutit të Ndërtimit të arrijë nivelin e duhur të saturimit të oksigjenit në gjak, mbi 90.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke parë gjendjen e rënduar të tij, familjarët e Agron Hysenlliut po bëjnë tentativa për dërgimin e tij në Turqi. Dy ditët e normat e oksigjenit në gjak të kryeinxhinierit kanë ardhur duke u normalizuar, ç’ka u ka dhënë shpresë mjekëve se gjendja e tij mund të përmirësohet derisa të shkohet drejt stabilizimit.

ME TE LEXUARAT