Disa zona të Tiranës pa energji elektrike, OSHEE njoftim të rëndësishëm

Aktualitet
Disa zona të Tiranës pa energji elektrike, OSHEE njoftim të

OSHEE njofton se disa zona të Tiranës, një pjesë e Unazës së Madhe me rrugën ”Teodor Keko”, ish-fusha e Aviacionit, zona afër Laprakës, Yzberishti dhe ish-Misto Mame kanë ngelur pa energji elektrike.

Sipas njoftimit, një subjekt privat ka dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm 20 kv.

OSSH po punon për të normalizuar situatën brenda 20 minutave, teksa në ish-Misto Mame do kërkojë 2 orë.

NJOFTIMI NGA OSHEE

Subjekti privat ka demtuar rrjetin e tensionit te mesem 20kv, duke lene pa energji nje pjese te Unazes se Madhe (rruga “Teodor Keko”), ish-fusha e Aviacionit, në afërsi te Laprakes, Yzberisht dhe ish-Misto Mame.

OSSH po kryen manovrim per normalizim te situates brenda 20 minutave, kurse rikthimi i energjise ne Misto Mame do te kerkoje te pakten 2 ore kohe

ME TE LEXUARAT