Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dëshmitari e akuzoi se i dha filmimet, Basha: Ka një dorë që fabrikon të dhënat

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nuk e njeh fare personin që sot e akuzoi se i kishte dorëzuar kasetat e masakrës së Krushës së Madhe.

I ftuar në Real Story, Basha tha se nuk e njeh fare atë person, teksa shtoi se ekziston një dorë, që fabrikon të dhënat.

“Unë nuk e njoh këtë person që thotë se unë paskam pasur kasetë për masakrën e Krushës së Madhe dhe e fshinkam.

Pse duhet ta fsheh këtë material kur janë publikuar momente nga Masakra e Krushës së Madhe.

Këtu ka një dorë që fabrikon të dhënat. Kjo është përpjekje e ulët për të hequr vëmendjen nga skandalet e kësaj qeverie.

Ditën që Thaçi e Krasniqi ishin në Hagë, Rama ishte me Vuçiç. Më shqetëson sjellja e kryeministrit të Shqipërisë ndaj Kosovës”, tha Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet