Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID-19 i merr jetën mësuesit dhe ish drejtuesit të Arsimit

Një tjetër mësues është ndarë nga jeta për shkak të pasoja fatale që i ka dhënë në organizëm, prekja nga Covid 19.

Xhevit Dermyshi, mësues me një përvojë të madhe dhe drejtues deri pak kohë më parë I zyrës arsimore në Gramsh nuk arriti dot të fitojë betejen me koronavirusin.

Ai ishte shtruar ne Sanatorium pas rendimit te gjendjes.

Familja tentoi ta dergoje drej Turqise mirepo, 66 vjecari nuk ia doli dot per fat te keq.

Lajmi u konfirmua fillimisht nga Njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Gramsh

Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi.

Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19

Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor.

Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.

Më pas edhe Ministrja e Arsimit Kushi nëpërmjet një statusi në facebook, I shprehu ngushëllime familjes së 66 vjecarit Dermyshit.

Fatkeqësisht, koronavirusi goditi sërish një tjetër arsimtar të nderuar nga qyteti i Gramshit, mësuesin Xhevit Dermyshi, i cili për vite të tëra ka shërbyer me shumë përkushtim dhe profesionalizëm. Gjej rastin të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit, nxënësit dhe kolegët e mësues Xhevitit. Njëkohësisht, dua të bëj thirrje që të gjithë të tregojmë rigorozitet në zbatimin e çdo mase që e parandalon këtë virus të pabesë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet