Burri tregon si e njohu gruan në telefon, gazetarja nuk i përmban të qeshurat live

Soft
Burri tregon si e njohu gruan në telefon, gazetarja nuk i përmban

Një histori e veçantë dashurie u publikua dje në emisionin ‘Historia ime’, ku një çift nga Fushë-Kruja, Floriana dhe Abazi treguan sesi janë njohur me njëri-tjetrin, por edhe jeta e vështirë që bëjnë sot.

Florina Dibra, 30 vjeç, me origjinë nga Burreli, është martuar prej vitesh në Fushë-Krujë dhe ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është njohur me bashkëshortin kur ishte shumë e re, pa mbushur ende 20 vjeç nëpërmjet telefonit. U martuan edhe pse pa dëshirën dhe mbështetjen e prindërve të Florinës, pasi nuk ishin dakort.

Kur ishte 21 vjeç, u bë nënë për herë të parë. Sot është nënë e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë 9, 4, 2 vjeç dhe djali 9 muajsh.

Florina nuk punon, ndërsa i shoqi punon me ditë, mbledh hekura. I shoqi i Florinës është i sëmurë, vuan nga veshi i mesëm dhe nga mëlçia. Ata jetojnë në një dhomë të vetme dhe me kushte të vështira ekonomike. I shoqi i kërkon që t’i çojnë fëmijët në shtëpinë e fëmijës pasi nuk i mbajnë dot. Të paktën 3 vajzat, meqënëse djali është ende në gji. Por Florina nuk pranon, pasi nuk ndahet dot nga fëmijët.

Mirela Milori: Kur jeni martuar?

Abazi: Ne kemi gati 10 vite të martuar me dashuri.

Florina: Famija ime nuk ishte dakort sepse burrin e kam marrë të kryqëzuar në racë dhe unë jam racë e dorës së bardhë.

Abazi: Unë jam mulat.

Florina: Prindërit nuk deshën, por unë ngaqë isha e dashuruar.

Mirela Milori: Si u njohët ju?

Abazi: Mua më kishte vdekur daja dhe më tha babi bjeri tezes në telefon. E telefonova tezen dhe më doli i fikur dhe më tha babi bjeri tjetrës. Unë i rashë gabimisht numrit të Florinës dhe ajo vetëm më dëgjonte. Më tha ore çun ke ngatërruar numrin dhe mos i bjer më dhe unë i thashë në rregull, më fal. Pas gjysmë orësh më çoi zile prap dhe aty nisëm folëm.

Mirela Milori: Pse i çove zile?

Florina: Më tërhoqi zëri në fillim, pastaj filluam të flisnim gjithë kohës. Folëm 3 muaj në telefon si të dashuruar. Unë jam nga Bureli, Abazi nga Fushë-Kruja. Më pas i thashë hajde më kërko tek shtëpia sepse nuk më lënë prindërit të flas më në telefon. Ai erdhi tek shtëpia ime me prindërit, por nuk e dija që ishte mulat, e mësova ditën që ka ardhur.

Mirela Milori: Pse nuk i kishe treguar?

Abazi: Unë i thashë punoj në diell edhe nxihesh. I thashë pse shkojnë njerëzit tek deti për t’u larë, për të marrë hijen time pra, të bëhen të zinj

Mirela Milori: (Qesh) Kur e pe se ishte mulat, çfarë the, çfarë bëre?

Florina: Thjesht ma donte zemra dhe e mora. Kur erdhën, nusja e vëllait më nxori jashtë dhe më tha jo mos prano dhe nuk ishin dakort. Disa ditë pasi ikën ata, vëllai i këtij më thotë a e do Abazin, unë i thashë po dhe unë pastaj shkova vetëm në Fushë-Krujë dhe fola me Abazin. Punë 10 ditësh ndejtëm të fejuar dhe pastaj më solli vëllai im në Fushë-Krujë tek Abazi. Na ka lënë vjehrri një dhomë të vogël por nuk kemi ku t’i lëmë kalamajtë.

ME TE LEXUARAT