Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bum infektimesh në Greqi, mbi 3 mijë raste dhe 50 të vdekur me COVID

Greqia ka shënuar rekord të ri të rasteve me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore, bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,316 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 66, 637 të prekur.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 50 viktima, ndërsa bëri me dije se 310 pacientë janë në intubim.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë apel qytetarëve të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit, për shkak se situata paraqitet serioze, ndërsa theksojnë se spitalet po përballen me shtim të pacientëve me koronavirus.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet