Biden besimtar i devotshëm, Papa e telefonon pas fitores

Bota
Biden besimtar i devotshëm, Papa e telefonon pas fitores

Papa Françesku ka telefonuar presidentin e zgjedhur në SHBA, Joe Biden për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve.

Sipas raportimeve, Presidenti i zgjedhur “shprehu dëshirën e tij për të punuar së bashku me Papën mbi bazën e një besimi të përbashkët në dinjitetin dhe barazinë e të gjitha qenieve njerëzore,” tha stafi i Biden.

Temat e diskutuara ishin “margjinalizimi dhe varfëria, ndryshimi i klimës dhe pritja dhe integrimi i emigrantëve dhe refugjatëve”.

Biden do të jetë presidenti i dytë katolik në historinë e SHBA-ve, pas John F. Kennedy. I njohur si një person shumë i devotshëm ndaj besimit, Biden shpesh mban fjalime me referenca në gjuhën biblike ose lidhur me Papën.

Në javën e fundit të fushatës presidenciale, për shembull, Biden citoi një pasazh anti-populizmit nga enciklika më e fundit e Papës.

ME TE LEXUARAT