Basha i përgjigjet Ramës: Jam nip Kosove, gjyshi im ka ikur nga masakrat serbe

Politikë
Basha i përgjigjet Ramës: Jam nip Kosove, gjyshi im ka ikur nga

Kru i PD-së Lulzim Basha, i është përgjigjur edhe një herë kryeministrit Rama lidhur me akuzat në lidhje me faktin se ai mund të ketë hetuar UÇK-në dhe të ketë drejtuar hetime për Shtëpinë e Verdhë.

Basha tha se nuk ka pasur asnjë provë të vetme për atë shtëpi, ndërsa theksoi se është nip Kosove dhe se kur gjyshërit e tij iknin nga masakrat e serbëve, të afërmit e Edi Ramës shkonin në ish-Jugosllavi.

“Nuk ka pasur asnjë provë për të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë. Nuk e përmend askush në Europë, por e flet Rama dhe Ministria e Jashtme e Kosovës.

Këto janë akuza të ricikluara. Sot Kosova ka nevojë për solidaritet e patriotizëm e jo për të ngulur thikën pas shpine.

Unë jam nip Kosove, një gjysh i imi është nga Mitrovica e gjyshja nga Gjilani. Jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave serbe.

Kam kontribuar për shtetin e Kosovës, për Rrugën e Kombit etj. Gjyshi im ka ikur nga Kosova nga masakrat serbe, ndërsa gjyshi i tij në të kohë Spiro Koleka shkonte në ish-Jugosllavi.

Edi Rama goditi interesat kombëtare, tradhtoi Kosovën”, tha Basha në “Real Story”.

ME TE LEXUARAT