Aksident në Pogradec, mjeti bujqësor përplaset me makinën, një i plagosur

Aktualitet
Aksident në Pogradec, mjeti bujqësor përplaset me makinën,

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin nacional Korçë – Pogradec në afërsi të fshatit Gështenjas.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet tip Volksvagen pasat është përplasur me një mjet bujqësor.

Mësohet se mjeti bujqësor ka qenë i ngarkuar me bar ndërsa është plagosur pikërisht drejtuesi i këtij mjeti duke marrë plagë të shumta në trup.

Sipas burimeve nga spitali mësohet se drejtuesi i mjetit bujqësor është nën kujdesin intensiv të mjekëve ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të jetë errësira.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidenti.

Kujtojmë që brenda pak orësh ky është aksidenti i dytë qe ndodh në këtë aks rrugor.

ME TE LEXUARAT