Aksident në Pogradec, makina përplas biçikletën, një i plagosur

Aktualitet
Aksident në Pogradec, makina përplas biçikletën, një

Një aksident është regjistruar sot në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas.

Sipas burimeve mësohet se një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë e për pasojë ky i fundit ka mare lëndime të shumta në trup.

Ka qenë drejtuesi i mjetit ai që ka bërë të mundur transportimin e të plagosurit në spital ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Drejtuesi i mjetit do te shoqërohet ne komisariat për veprime te mëtejshme proceduriale.

ME TE LEXUARAT