“Vetëvrasjet, nga dështimi me menaxhimin e situatës së Covid-19”, Bardh Spahia: Rama ka gërmuar për vdekjet

Politikë
“Vetëvrasjet, nga dështimi me menaxhimin e situatës së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se në të gjithë botën po ndodhin vetëvrasje të pacientëve me koronavirus.

Në një postim në “Facebook”, Bardhi thekson se vetëvrasjet e pacientëve në spitalet tona Covid po ndodhin, për shkak se qeveria ka dështuar me menaxhimin e situatës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i ish-deputetit:

NEKROLOGU EDI RAMA!!!

Edhe kur më në fund e mori mundimin të flasë për rastet e vetëvrasjeve në spitalet Covid, e bën si nekrolog e jo si minimumi NJERI, me ndjeshmëri a empati!

Nuk i ka ndjesitë bazike humane, e prandaj ka gërmuar vdekje dhe pacipësisht i përplasi në transmetim të drejtpërdrejtë TV!!!

Mbresuese sesi sondazhet negative i kanë nxjerrë në pah në mënyrën më të turpshme hallin që e ka kapur nga humbja e karriges më 25 Prill.

Dhe vazhdon të mos ketë asnjë plan, asnjë strategji për përballimin e Covid, ndërsa numri I infektimeve dhe I viktimave është më i madh se raportimet ditore.

Vijon me të njëjtën metodë banale duke sharë e fyer si gangster rrugësh këdo që i përplas realitetin e kolapsit ku e ka futur sistemin shëndetësor.

Fyen këdo: gazetarë, politikanë, institucione, qytetarë, këdo që ia thotë hapur atë që provon cdo individ që ka patur eksperiencën e vështirë të infektimit me Covid.

Duke filluar që tek kostoja prej 1 milionë e 500 mijë lekësh e trajtimit.

Me ligj, qeveria ka detyrimin t’ua garantojë falas trajtimin e një sëmundje infektive si Covid-19, por Edi Rama nuk e bën këtë, sepse taksat që qytetarët paguajnë për shëndetësinë ua jep oligarkëve të koncesioneve e tenderave sekretë.

E ka detyrim ligjor t’ua rimbursojë trajtimin si në banesa, ashtu edhe në të gjitha strukturat shëndetësore, prej ditës së parë të shfaqjes së kësaj epidemie. Por hesht duke shkelur ligjin dhe braktisur qytetarët në ditët më të vështira, kur kostoja e kësaj papërgjegjëshmërie është vetë jeta e njeriut.

Ka vetëm hallin e karriges dhe coroditja mendore i ka dalë në pah, duke sharë e shkumëzuar ndaj gjithkujt, sepse sondazhet ia thonë realitetin: shqiptarët nuk e besojnë më dhe mezi po presin 25 Prillin për ta larguar!

ME TE LEXUARAT