Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trump gati të kandidojë sërish në 2024 për President

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump duket se nuk do të heqë dorë nga politika edhe në rast se Gjykata certifikon si fitues të zgjedhjeve Joe Biden.

Sipas disa mediave prestigjioze si Axios, New York Times dhe Telegraph kanë nxjerrë lajmin se Trump u ka thënë këshilltarëve se në rast humbjeje atëhere ai po mendon të kandidojë sërish për President në 2024.

Në fakt ligji ia lejon Trump-it që edhe pse ka qenë President për 4 vite, pas humbjes, te kandidojë sërish për postin pasi kufizimi i vetëm është që një President amerikan s’mund të udhëheqë për dy mandate pse 8 vite.

Në rast të këtij skenari, atëhere SHBA në 2024 do të kishte sërish 2 kandidatë në 2 frontet, të njëjtën, Joe Biden dhe Donald Trump.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet