Thomas Strakosha pozitiv me COVID

Sport
Thomas Strakosha pozitiv me COVID

Skuadra e Lazios në Itali është prekur nga koronavirusi dhe pas testeve të kryera shumë futbollistë dhe pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv.

Mediat në Itali raportojnë se mbrëmjen e djeshme shumë futbollistë kryer teste dhe disa prej tyre kanë rezultuar me COVID.

Futbollisti shqiptar Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme si me kombëtaren ashtu dhe me klubin.

Por problemi për Lazion nuk përfundon këtu, pasi Prokuroria ka nisur dhe një hetim për cilësinë e testeve të kryera më parë.

COVID-19 tek skuadra kryeqytetase ka disa ditë që është prezent pasi dhe futbollisti tjetër shqiptar Marash Kumbulla është me koronavirus dhe mediat vendase kanë hedhur dyshime dhe për Igli Taren.

ME TE LEXUARAT