Shpërthimi në Arabinë Saudite shkakton disa të plagosur, Franca dënon sulmin

Aktualitet
Shpërthimi në Arabinë Saudite shkakton disa të plagosur,

Disa persona u plagosën të mërkurën gjatë një shpërthimi në një ceremoni përkujtimore të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në një varrezë në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite.

Ministria e Jashtme franceze ka konfirmuar se në ceremoni merrnin pjesë ekipe diplomatike të disa vendeve.

“Ceremonia vjetore e përkujtimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në varrezat jomuslimane në Jeddah, ku morën pjesë disa konsullata, përfshirë atë të Francës, ishte shënjestra e një sulmi nga IED pajisje shpërthyese të improvizuara këtë mëngjes, i cili plagosi disa njerëz, “tha ministria e jashtme franceze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Franca dënon me forcë këtë sulm frikacak, të pajustifikueshëm,” shtoi ministria.

Një zyrtar i qeverisë greke tha se katër persona u plagosën në shpërthim, duke përfshirë një shtetas grek.

 

ME TE LEXUARAT