Shkon në 44 numri i mësuesve të prekur nga COVID-19 në Elbasan

Shkon në 44 numri i mësuesve aktiv me Covid-19 në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se në 48 orët e fundit janë infektuar me koronvirus 10 mësues.
Ndërkohë në dy ditën e fundit si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën dy arsimtarë.
Mësohet se njëri prej tyre ishte një 62 -vjeçar nga Peqini i cili jepte mësim në shkollën “Bishqem”,ndërkohë vdiq edhe një mësuese në moshën 62 vjeçare, nga qyteti i Elbasanit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Të dy mësuesit e qarkut të Elbasanit vuanin edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Në 24 orët e fundit, qyteti i Elbasanit ka regjistruar 24 raste.
Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë që prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë hmbur jetën 590 persona dhe të tjerë janë 25,801 infektuar.