Shifër rekord, mbi 200 mijë infektime këtë 24 orësh në SHBA

Bota
Shifër rekord, mbi 200 mijë infektime këtë 24 orësh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan këtë 24 orësh një shifër rekord prej mbi 200 mijë infektimesh ditore, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë. Në të njëjtën periudhë kohore humbën jetën mbi 1500 pacientë. Ky vend ka numrin më të lartë të të prekurve dhe viktimave në shkallë globale, çka sipas ekspertëve është pasojë e politikave të presidentit amerikan Donald Trump që nuk ka pranuar masa të ashpra për mbajtjen e pandemisë nën kontroll.

Duket se zgjidhja për frenimin e ritmeve të shpejta të përhapjes së pandemisë është karantina kombëtare. Shembulli më i fundit është Franca ku infektimet ditore këtë 24 ishin 4 herë më të ulëta se rekordi i shënuar të Shtunën. Franca është i vetmi shtet evropian që po aplikon karantinën e plotë kombëtare ashtu si në periudhën Mars – Maj.

Edhe në Gjermani ku karantina që po zbatohet është e pjesshme, shifrat e infektimeve ditore kanë rënë ndjeshëm krahasuar me kulmin e shënuar javën e kaluar.

Në Itali karantina rajonale është e pamjaftueshme dhe kjo duket edhe nga shifrat e infektimeve ku këtë 24 orësh u shënuan mbi 35 mijë infektime të reja. Edhe pse karantina kombëtare nuk përjashtohet dhe zërat që e kërkojnë janë të shumtë, për momentin qeveria nuk e ka në axhendë.

 

ME TE LEXUARAT