Sërish tërmet në Maqedoni, ndihet dhe në Tiranë
Lajmifundit
/
11 Nëntor 2020, 15:30
Aktualitet
Lëkudje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë. Deri tani raportohet se magnituda ishte 4.9 e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte Maqedoninë e Veriut.
Më konkretisht, epiqendra ka qenë 20 kilometra në juglindje të Gostivarit, me thellësi rreth 10 kilometra. Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë.
Edhe në orët e para të mëngjesit, Maqedonia e Veriut u godit me një tërmet me mangitudë 5 të shkallës Rihter, epiqendra e së cilës ishte në Mavrovë.