Selimi në Hagë: Aktakuza është e padrejtë, unë jam çlimitar që kam luftuar me Adem Jasharin

Kosovë&Rajon
Selimi në Hagë: Aktakuza është e padrejtë, unë jam

Selimi gjatë një fjale gjatë kësaj paraqitjeje tha se aktakuza ndaj tij "është e padrejtë".

"Ishte një aktakuzë e rëndë, voluminoz por mbi të gjitha shumë e padrejtë", tha Selimi, duke shtuar se kjo aktakuzë nuk është e padrejtë vetëm ndaj tij, por edhe ndaj popullit të Kosovës.

Sipas Selimit, tha se në fund të këtij procesi do të biden të gjithë se "as unë e as UÇK-në nuk kemi të bëjmë asgjë me krime dhe as me ndërmarrje të përbashkët kriminale, siç cilësohemi në këtë aktakuzë".

"Unë jam veç një çlimitar që luftën e kam nisur me komandantin legjendar Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me gjeneralin (Wesley) Clark, me NATO-n", tha Selimi.

ME TE LEXUARAT