Rekord në Itali, mijëra të infektuar me Covid dhe 623 viktima në 24 orë

Italia ka shënuar një tjetër bilanc të ri, pasi sipas raportimeve, duket se vala e dytë e pandemisë po rikthen gjendjen e rëndë të disa muajve më parë.
Sot është shënuar një rritje alarmante si e rasteve të reja të infektimeve me koronavirus dhe numri i viktimave nga ky virus.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 32,961 raste të reja me Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 623 pacientë.
Në terapi intensive janë të shtruar 3081 pacientë (110 vetëm sot).
Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 9180. Gjithsej që nga fillimi i pandemisë janë 1.028.424.
Pacientët e shtruar në repartet Covid janë gjithsej 29.444, 811 më shumë se dje. Është kaluar kështu numri maksimal i 4 prillit me 29.010 të shtruar.
Më shumë se 500 mijë janë personat e karantinuar në ambientet familjare.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 9090 të shëruar. Aktualisht persona pozitiv janë 613.358.
Raporti i personave pozitiv dhe testeve është 14,6%, me një rritje 1,5 në krahasim me të martën.