Rama sulmon opozitën: Çetë e çakërdisur, duan t'i mbushin me panik qytetarët

Politikë
Rama sulmon opozitën: Çetë e çakërdisur, duan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është drejtuar me një mesazh qytetarëve pas akuzave të opozitës për keqmenaxhimin e pandemisë.

Rama thotë se opozita do t’i fusë ankthin e të mbushë me panik qytetarët për spitalet në kolaps pasi vërtet shpresojnë të ndodhë diçka e tillë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai nga ana tjetër siguron se spitalet nuk janë në kolaps pasi shifrat në krahasim me Europën e vërtetojnë diçka të tillë.

Për Ramën do të jenë edhe disa muaj të vështirë, por ai premton se në fund shqiptarët do t’ia dalin dhe do të dalin edhe më të fortë.

STATUSI NGA EDI RAMA

Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, pa program, pa ide dhe as din e iman, me daljen para syve tuaj të pamjeve e të dëshmive nga brendia e spitaleve Covid 1 dhe 3!

Duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin tmerrin e t’ju mbushin me panik, për “spitalet në kolaps”, “të sëmurët që dergjen dyshemeve”, “situatën jashtë kontrollit” dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet…

Por siç e patë dhe siç do ta shihni edhe në pjesët e tjera EKSKLUZIVE me pamje e dëshmi, spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps, shtretërit e lirë nuk mungojnë, pacientët trajtohen me dinjitet, respekt, profesionalizëm, asnjë protokoll mjekësor anti-Covid që përdoret sot në Europë nuk mungon dhe shifrat e tregojnë qartë, që niveli i infektimeve e i humbjeve të jetëve s’është aspak ndryshe nga askund në Europë, ashtu sikundër tregojnë se niveli i shërueshmërisë në spitalet tona është i lartë, si kudo, pavarësisht fataliteteve që njësoj si në të gjithë botën fatkeqësisht nuk mungojnë.

KINI BESIM, BËNI DURIM, JINI TË KUJDESSHËM PËR VETEN E TË DASHURIT TUAJ, RESPEKTONI RREGULLAT, MOS BINI PRE E LAJMEVE TË RREME, FABRIKIMEVE POLITIKO – MEDIATIKE DHE TEORIVE TË KONSPIRACIONIT!

KEMI PËRPARA EDHE DISA MUAJ TË VËSHTIRË, POR DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE TË EGËR DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KY STËRMUNDIM I MADH!

#MbajMaskën

#RuajDistancat

#BëjDurim

ME TE LEXUARAT