Rama publikon pamje nga “vija e zjarrit”, brenda spitali Covid 3

Aktualitet
Rama publikon pamje nga “vija e zjarrit”, brenda spitali Covid 3

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë e ka nisur me një reagim në lidhje me situatën e koronavirusit në vend.

Shefi i qeverisë Rama përmes një video të publikuar në profilin e tij Facebook, ka publikuar pamje nga brenda spitaleve Covid, këtë herë pamje nga ambjentet e spitalit Covid 3.

Ndër të tjera ai u përgjigjet edhe akuzave të opozitës në lidhje me gjendjen e spitalit duke thënë se realiteti i sistemit të mbrojtjes shëndetësore, është krejt ndryshe nga çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me Pjesën e Dytë të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid 3 këtë herë, ku mund të shihni realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, që fatmirësisht është krejt ndryshe nga çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=415487042778174

 

ME TE LEXUARAT