Qeveria e Hungarisë propozon ndalimin e birësimit të fëmijëve nga çiftet homoseksuale

Bota
Qeveria e Hungarisë propozon ndalimin e birësimit të

Qeveria e Hungarisë ka hartuar një projektligj që ndalon birësimin e fëmijëve nga çiftet homoseksuale apo të të njëjtës gjini.

Ky ndryshim është propozuar nga partia e djathtë qeverisëse, që e ka dërguar projektligjin në Parlament.

Martesa me të njëjtën gjini është e ndaluar në Hungari, por birësimi i fëmijëve ishte i mundur nëse një partner aplikon vetë.

Me ndryshimin e propozuar, nënkuptohet që nëna është një grua dhe babai një burrë dhe lejohen vetëm çiftet e martuara që të birësojnë.

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë dënuar këtë projektligj. Grupet e LGBT thanë se projektligji është hartuar qëllimisht nga qeveria e Kryeministrit Orban në një kohë të tillë që nuk lejohen protestat për shkak të pandemisë.

ME TE LEXUARAT