Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përballja miqësore, Shqipëria dyfishon përballë Kosovës

Ka startuar në orën 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës e cila vijon me avantazhim e kombëtares shqiptare me 2 gola përballë asaj të Kosovës.

Një ndeshje miqësore me… përtesë. Kuqezinjtë dhe “dardanët” nuk janë fortë entuziastë për përballjen mes tyre në këtë situatë dhe në këtë moment.

Do të jenë 90 minuta të një vëllazëroreje, ku qartësisht dy ekipet shqiptare është fare normale të mos duan të jenë kundërshtare.

Në një periudhë të tillë, kur rivaliteti dhe stimujt për të fituar përballë njëri-tjetrit
mungojnë, por për më tepër nuk ka as tifozë të pranishëm, atëherë është më se e kuptueshme që të bëhet si të thuash edhe me përtesë një miqësore e tillë.

Për shumëkënd nga ana e kuqezinjve, kjo përballje sjell në memorie humbjen 3-0 të pësuar përballë Kosovës në periudhën kur trajner ishte Panuçi.

LIVE’ SHQIPËRI-KOSOVË 2-0 (Balaj, Uzuni/ Muriqi)

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj.

KOSOVA: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet