Nis ora policore në Shqipëri, "efektivat e rendit mbushin rrugët"

Nga ora 22:00 e të mërkures me 11 nëntor ne Shqiperi hyjnë në fuqi masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve si dhe mbylljen e restoranteve e bareve deri në orën 06:00.
Rrugët jane mbushur me policë dhe patrulla të shumta që do të bëjnë të mundur që kjo masë e re kufizuese të zbatohet në masën 100%.
Per ata qe shkelin masat kufizuese, ndëshkimet do të jenë nga gjoba dhe burg per individet, deri ne mbyllje per bizneset apo bllokim makine per drejtuesit e automjeteve qe levizin pa autorizim.
Në rast se një qytetar do të kapet në shkelje do të gjobitet 10 mijë lekë, por nëse ka përsëritje do i bllokohet automjeti deri burg në 6 muaj.
Edhe bizneset do të gjobiten me të njëjta masa që kanë qenë në fuqi në fillim të pandemisë ku Shqipëria u izolua e gjitha.
Baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura pas orës 22:00, sërish është në fuqi masa që pas orës 20:00 nuk do lejohet muzika.
Masat kufizuese janë në fuqi deri ne 2 dhjetor 2020.
Kufizim të lëvizjes nga ora 22:00-6:00
- Qytetarët që do u nevojitet që të dalin pas orës 22:00, do duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania
Kufizim të bareve restoranteve fast- food nga ora 22:00-6:00 (përveç shërbimit delivery)
Administrata do të punojë online
-Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike