Nënë e bir humbin jetën nga koronavirusi brenda një ore, mesazhet prekëse

Bota
Nënë e bir humbin jetën nga koronavirusi brenda një ore,

Një familje britanike që humbi më të dashurit nga koronavirusi, u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të jenë më të kujdesshëm ndaj COVID-19, e cila ia mori jetën një nëne dhe të birit të saj brenda një periudhe kohore prej një ore.

Mark Wakefield, 53-vjeç dhe e ëma e tij Dorothy, 79, ndërruan jetë më 7 nëntor në spitalin mbretëror, ku dyshja ishin shtrirë dhe po trajtoheshin për shkak të koronavirusit.

Por edhe pse Dorothy dukej sikur kishte marrë veten, ajo u prek nga pneumonia dhe ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit, pak minuta para se babai i një fëmije njëherazi djali i saj Mark të ndërronte jetë, pasi ishte në koma për më shumë se një javë.

Tani Emily Murrell, mbesa e Dorothy dhe Markut, po paralajmëron të gjithë që të jenë më serioz sa i përket çështjes së pandemisë së koronavirusit.

“Shumë njerëz po mendojnë se COVID-19 nuk është i vërtetë apo që nuk mund të rrezikojë seriozisht shëndetin e njeriut. Kur gjyshja dhe daja im shkuan në spital, ata nuk e dinin se kurrë më nuk do të kthehen”, ka shtuar ajo.

ME TE LEXUARAT