Ndalohet një autobuz në Serbi, kishte maska me simbole të UÇK-së

Kosovë&Rajon
Ndalohet një autobuz në Serbi, kishte maska me simbole të

Anëtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë kanë ndaluar sot një autobus në fshatin Horgos në Vojvodinë.

Mediat serbe raportojnë se në autobus janë gjendur qindra maska me simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas asaj që shkruan media serbe e njohur B92, maskat me simbolet e UÇK-së janë gjetur në autobusin që përshkon rrugën nga Kosova për në Zvicër.

Më tej, në përshkrimin e medias në fjalë, thuhet se “incidenti” ndodh në kohën që ish-krerë të UÇK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë në Hagë, duke u gjykuar.

ME TE LEXUARAT